Instituti i njohur gjerman paralajmëron rritje të vdekjeve nga CVID-19

Evropë

Instituti i njohur gjerman paralajmëron rritje të vdekjeve nga CVID-19

Më: 7 prill 2020 Në ora: 11:38
Lothar Wieler

Pas katër ditësh të rënies së numrit të të infektuarve të rinj, numri i njerëzve të prekur me Korona është rritur përsëri. Kështu njoftoi Instituti Robert Koch, të martën.

Bosi i RKI Lothar Wieler, lidhur me përhapjen e koronës në Gjermani tha: "Relaksimi nuk mund të pritet akoma - luhatjet janë gjithmonë të mundshme." Në terma konkret, Wieler paralajmëroi: "Mund të pritet një rritje e mëtejshme e vdekjeve."

Nga 99 mijë e 225 raste të të infektuarve (rritje me 3834 brenda 24 orësh), 173 njerëz më shumë vdiqën. RKI tani raporton gjithsej 1607 vdekje në Gjermani, shkruan bild.de, përcjell “Bota sot”.

Për të luftuar më tej virusin, Wieler paraqiti një aplikacion për të njohur simptomat e sëmundjes. "Aplikacioni për dhurimin e të dhënave" (i disponueshëm për iOs dhe Android) është në dispozicion që nga sot, thotë Presidenti i RKI Lothar Wieler. Ato mund të instalohen në dorezat e fitnesit ose në smartfonat.

Aplikacioni më pas dërgon të dhëna anonime për simptoma të tilla si temperaturë më të lartë ose gjumë të dobët, të lidhura me sëmundje të frymëmarrjes. Ju nuk mund të jeni të prekur patjetër Covid-19, por ndihmoni RKI për përmbledhje të të dhënave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat