Në Serbi nuk ka më shërim në shtëpi, të gjithë të infektuarit shkojnë në spital

Evropë

Në Serbi nuk ka më shërim në shtëpi, të gjithë të infektuarit shkojnë në spital

Më: 7 prill 2020 Në ora: 12:07
Ilustrim

Të gjithë të infektuarit me koronavirus në Serbi duhet të shërohen në “spitalet covid” apo nëpër spitale të improvizuara në Beograd, Nish dhe Novi Sad, nuk ka më shërim në shtëpi.

Këto janë urdhërat e Ministirisë së Shëndetësisë së Serbisë dhe Instituti i Shëndetit Publik është dorëzuar vetëqeverisjes lokale.

Deri tani pacientët, të cilët kanë pasur simptoma të sëmundjes apo kanë pasur pasqyrë të lehtë klinike janë shëruar nëpër shtëpi.

Me vendimin e qeverisë serbe të gjithë ata që janë pozitiv me koronavirus do të shërohen nëpër spitale, ndërsa ata me simptoma apo me pasqyrë të lehtë klinike do të vendosen nëpër spitale të përkohshme, e ata me pasqyrë më të rënd klinike në spitalet covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat