Më shumë pacientë të shëruar sesa raste të reja infektimi

Evropë

Më shumë pacientë të shëruar sesa raste të reja infektimi

Më: 7 prill 2020 Në ora: 16:47
Në Austri

Në Austri, për të katërtën ditë radhazi, ka më shumë persona të shëruar sesa të infektuar të rinj me COVID-19.

Nga e hëna janë paraqitur 583 persona të cilët janë shëruar, ndërsa janë regjistruar 332 raste të reja. Gjithsej, për momentin ka 8 043 persona të infektuar në vend dhe numri i tyre është zvogëluar me 3,4 % në krahasim me ditën paraprake.

Pothuaj 12 332 persona kanë rezultuar pozitiv nga fillimi i epidemisë në Austri. Sipas ekspertëve, nuk ekziston një rrezik për mbingarkimin e kapaciteteve të spitaleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat