Ursula von der Leyen do prezantojë planin e daljes nga izolimi

Evropë

Ursula von der Leyen do prezantojë planin e daljes nga izolimi

Nga: F.B Më: 7 prill 2020 Në ora: 16:49
Ursula von der Leyen

Kryetarja e Komisonit Evropian Ursula von der Leyen do të prezantojë drejtimin për dalje të koordinuar nga periudha e izolimit, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Periudha e izolimit është vendosur me qëllim të ndalimit të zgjerimit të virusit Corona, ka deklaruar zëdhënësi i saj.

Komisioni Evropian ka vendosur që këtë javë të vendos në tavolinë propozimet në kohën kur dy vende anëtare të BE-së Austria edhe Danimarka kanë paralajmëruar plane të heqjes graduale të restrikcioneve të lidhura me virusin Corona.

"Nesër Komisioni Evropian do të miratojë kahet e saj, vizionin se si vendet anëtare duhet në mënyrën të koordinuar të realizojnë kur vjen koha, masat për daljen nga periudha e izolimit dhe heqjen e masave të vendosura në atë kontekst” tha Erik Mamer në takimin me gazetarë.

Sipas tij KE e konsideron me rëndësi se qysh tash ka propozime nga disa vende që kanë nisur të paralajmërojnë hapa për drejtimin në javët që vijnë, ndërsa Komisioni e vlerëson se koordinimi është i domosdoshëm.

Një burim evropian ka thënë se një gjë që brengos udhëheqësit e BE-së është se “virusi nuk do vdes” dhe kjo do të përbëj problem nëse masat e vendosura hiqen në mënyrë të ndryshme.

Mamer ka përshëndetur hapat e Danimarkës dhe Austrisë” E kuptojmë s strategjitë do jenë graduale dhe te realizuara hap pas hapi, që është element që do harmonizohet nesër”.

Austria ka paralajmëruar paln detal për zbutjen e restrikcioneve të vendosura për ndalimin e virusit që do nis javën që vjen të heq dhe lejoj punën e lokaleve te vogla, ndërsa kryeministrja daneze Mete Fredriksen ka paralajmëruar hapjen e çerdheve dhe shkollave me 15 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat