Nuk ndalen shifrat shqetësuese në Lombardi: 282 viktima gjatë orëve të fundit

Evropë

Nuk ndalen shifrat shqetësuese në Lombardi: 282 viktima gjatë orëve të fundit

Më: 7 prill 2020 Në ora: 19:41
Ilustrim

Rajoni verior i Italisë, Lombardia vijon të mbetet më i prekuri nga koronavirusi, por këto ditë ka shënuar ulje të shifrave.

282 viktima janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 9.484 totalin e vdekjeve.

Me 791 persona të infektuar gjatë këtyre orëve, numri total i të infektuarve në Lombardi ka arritur në 52.325.

Ndërkohë, Italia ka regjistruar 604 viktima dhe 3039 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit dhe mbetet shteti i parë në Europë me shifrat më të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat