Coronavirusi,Boris Johnson “i përgjigjet terapisë"

Evropë

Coronavirusi,Boris Johnson “i përgjigjet terapisë"

Më: 8 prill 2020 Në ora: 16:24

Kryeministri britanik Boris Johnson, po i përgjigjet terapisë për trajtimin e coronavirusit dhe po qëndron në një spital në Londër për ditën e tretë me radhë.

Ai është vendosur në Spitalin St. Thomas dhe është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme dhe të plotë të mjekëve.

Gjendja e tij klinike është e qëndrueshme, njoftoi sot Downing Street.

Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab, i cili do të zëvendësojë Boris Johnson në periudhën e ardhshme, tha se kryeministri britanik do të shërohet shpejt.

Raab tha në një konferencë për shtyp se Johnson po merrte frymë në mënyrë të pavarur.

“Ai do të kthehet në detyrën e tij shumë shpejt dhe do të na udhëheqë gjatë krizës”, tha Raab, duke shtuar se Johnson nuk është vetëm shefi i tij, por edhe një mik.

Johnson i kërkoi Raabi ta zëvendësojë “kudo që të jetë e nevojshme”, gjë që R aab tha se do ta bënte “për aq kohë sa të ishte e nevojshme”, por që ministrat morën “udhëzime shumë të qarta” nga kryeministri.

Kryeministri 55-vjeçar u pranua në spital të dielën për shkak të simptomave të coronavirusit.

Johnson më pas mori oksigjen të hënën në mbrëmje para se të transferohej në njësinë e kujdesit intensiv, sipas BBC.

“Gjendja e kryeministrit britanik Boris Johnson është e qëndrueshme dhe ai është në humor të mirë pasi kaloi natën në njësinë e kujdesit intensiv në një spital në Londër. Ai nuk ka nevojë për një respirator”, njoftoi qeveria në një deklaratë për media.

Ministri i qeverisë Michael Gove është politikani i fundit britanik që izolohet pasi një anëtar i familjes së tij ka simptoma të koronavirusit. Gouv nuk ka simptoma tani për tani dhe do të vazhdojë të punojë nga shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat