Gati 5 mijë raste të reja me koronavirus në Gjermani, arrin në mbi 108 mijë numri i të prekurve

Evropë

Gati 5 mijë raste të reja me koronavirus në Gjermani, arrin në mbi 108 mijë numri i të prekurve

Më: 9 prill 2020 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Vetëm në 24 orët e fundit, nëë Gjermani janë konfirmuar edhe 4 mijë e 974 raste me koronavirus.

Instituti për Sëmundjet Infektive tha se numri i përgjithshëm i të prekurve tani ka arritur në 108 mijë e 202.

Numri i të infektuarve në këtë shtet ka filluar të rritet sërish, pas katër ditësh kur pati rënie të këtij numri.

Gjatë 24 orëve u shënuan 246 vdekje të reja duke bëri që numri i të vdekurve nga ky virus të arrrijë në 2,107.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat