Turqia nis ndërtimin e dy spitaleve për të prekurit nga koronavirusi

Evropë

Turqia nis ndërtimin e dy spitaleve për të prekurit nga koronavirusi

Më: 9 prill 2020 Në ora: 08:48
Turqi

Punëtorët e ndërtimit janë në vend në ish-aeroportin ndërkombëtar të Stambollit dhe në një hapësirë aty pranë, ku presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka njoftuar se do të ndërtohen dy spitale.

Seciili spital do të ketë një kapacitet prej 1.000 shtretërish. Ata janë planifikuar për t’u ndërtuar për të trajtuar të prekurit nga koronavirusi dhe do të përfundojnë brenda 45 ditëve.

Mediat kanë bërë të ditur se njëri spital do të ndërtohet në anën evropiane të qytetit, dhe tjetri në anën aziatike.

Në një fjalim televiziv, presidenti turk kishte thënë se Turqia ka mobilizuar të gjitha masat për të luftuar pandeminë.

“Me masat aktuale si dhe ato shtesë, ne do ta kapërcejmë këtë pandemi”, ka shtuar Erdogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat