Ishte raportuar nga mediet serbe se është infektuar me COVID-19 dhe është një gjendje të rëndë, por Gjukanoviq sot ka vizituar Komunën e Tuzit

Evropë

Ishte raportuar nga mediet serbe se është infektuar me COVID-19 dhe është një gjendje të rëndë, por Gjukanoviq sot ka vizituar Komunën e Tuzit

Më: 9 prill 2020 Në ora: 17:32
Milo Gjukanoviq

Media të afërta me pushtetin ne Serbi raportuan se kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ishte infektuar me virusin COVID-19 dhe se gjendja e tij është e rëndë.

Lidhur me këtë, sipas tyre, ai është shtrirë në spital për t’u trajtuar dhe se kishte kërkuar ndihmë nga mjekët rus për t’u shëruar.

Por, sipas Vijestit, ai gjatë ditës së enjte kishte qëndruar në Komunën e Tuzit ku ishte takuar me kryetarin e saj, Nik Gjeloshaj për të diskutuar për gjendjen e krijuar nga pandemia e Coronavirusit.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2016, ishte tentuar të bëhet një grusht-shtet ndaj tij, për ta sjell në pushtet një qeveri pro-ruse.

Që nga ndarja me Serbinë në vitin 2006, Mali i Zi ka krijuar lidhje të ngushta me Bashkimin Evropian, gjë që synon t’i bashkohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat