Merkel për epideminë: Mundemi shpejtë të shkatërrojmë atë që kemi arritur – Gjermania është mirë kur Evropa është mirë

Evropë

Merkel për epideminë: Mundemi shpejtë të shkatërrojmë atë që kemi arritur – Gjermania është mirë kur Evropa është mirë

Nga: F.B Më: 9 prill 2020 Në ora: 18:51
Kancelaria gjermane Angela Merkel

Kancelaria gjermane Angela Merkel iu ka falënderuar qytetarëve që mbështesin masat restriktive dhe ka ftuar që atë bëjnë edhe në vazhdim, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Merkel duke kumtuar shifrat më të reja theksoi se ato japin shkas për shpresë, por në prag të pashkëve tha se mund të shkatërrojmë atë që është arritur, nëse nuk respektohen masat.

“lakorja pak është barazuar, në fillim ishim shumë të shqetësuar dhe kam pyetur për ashpërsimin e masave. Prandaj sot jam e kënaqur me rrjedhën, por nuk guxojmë të mendojmë se jemi siguruar” tha Merkel që shtoi se nuk ka nevoje për ashpërsim të masave.

Na duhet të jemi të përqendruar sepse situata është e brishtë :”Nuk guxojmë të mendojmë se u siguruam, keni edhe pak shpresë, pastaj bindeni” tha ajo duke falënderuar qytetarët që respektojnë masat dhe duke kërkuar vazhdimin e respektimit të tyre..

“Rrjedha është e tillë, ashtu që vazhduam kohën e dyfishimit të infektimit, por nëse mendojmë si të shkojmë në fazën tjetër nuk dimë si ndikon zbutja e masave” tha Merkel.

Në javën që vjen do kemi këshillime me rëndësi rreth zbutjes së masave paralajmëroi konferencën për shtyp. Përderisa nuk kemi vaksinë, rregullat mbeten në fuqi si janë përshëndetja në largësi.

Merkel tha se epidemia nuk do të zhduket përderisa nuk kemi vaksinën “Do të isha më e lumtura të thosha tash se çdo gjë është siç ka qenë, po kjo nuk është e mundshme”.

Në kritikën rreth mungesës së unitetit dhe nevojës së solidaritetit ajo tha :”Gjermania është e gatshme të ndihmojë dhe këtë e ka bërë sepse Gjermania është mirë kur Evropa është mirë” tha Merkel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat