Lajm i mirë nga Gjermania, mbi 50 mijë persona të shëruar nga Covid-19

Evropë

Lajm i mirë nga Gjermania, mbi 50 mijë persona të shëruar nga Covid-19

Më: 9 prill 2020 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn, tha se 50 mijë njerëz janë shëruar nga Covid-19 në vend.

Në një konferencë për shtyp në Berlin, Spahn tha se masat që kanë ndikuar seriozisht në jetën e përditshme në Gjermani janë marrë për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19.

“Masat e marra po tregojnë efekt. Ne shohim sukses. Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch, në vend ka rreth 110 mijë raste. Po ashtu, më shumë se 50 mijë njerëz janë shëruar. Rastet e reja janë në rënie”, tha Spahn.

Duke rikujtuar se periudha e festës së Pashkëve në vend do të fillojë nga nesër, Spahn u bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë masat në këtë periudhë, në mënyrë që të mos vënë në rrezik këtë sukses.

Spahn theksoi se synojnë kthimin e normalitetit duke hequr hap pas hapi masat, por shtoi se kjo është ende shumë larg.

Duke deklaruar se sistemi shëndetësor gjerman ka një themel të mirë, Spahn tha se rreth 3 mijë njerëz janë nën kujdes intensiv për shkak të Covid -19 dhe më shumë se 10 mijë shtretër në repartet e kujdesit intensiv janë boshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat