Gjermania përballet me rritje të re të numrit të të infektuarve

Evropë

Gjermania përballet me rritje të re të numrit të të infektuarve

Më: 10 prill 2020 Në ora: 10:36
Ilustrim

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Gjermani, në 24 orët e fundit, është rritur për 5 323 duke e dërguar në 113 525 numrin total të të prekurve me këtë sëmundje.

Ky shtet ishte thënë të ketë parë një rënie të lehtë të numrit të të prekurve, megjithatë shifra e re ka shënuar ditën e katërt të rritjes së numrit të pacientëve të prekur me koronavirusin e ri.

Instituti për Sëmundje Infektive, Robert Koch ka njoftuar po ashtu se numri i të vdekurve ka arritur në 2 373.

Ky Institut në vazhdimësi raporton për shifra më të vogla në krahasim me ato të Universitetit Johns Hopkins.

Universiteti amerikan ka thënë se Gjermania ka 118 235 persona të infektuar dhe 2 607 të vdekur si pasojë e këtij virusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat