Respektojmë masat e qeverisë – distancohemi nga Serbia është porosia “Vojvodinës së re” që konsiderohet provokim nga serbët

Evropë

Respektojmë masat e qeverisë – distancohemi nga Serbia është porosia “Vojvodinës së re” që konsiderohet provokim nga serbët

Nga: F. B. Më: 10 prill 2020 Në ora: 12:06
Serbiae

Organizata politike “Vojvodina e Re” që qëllim që të luftoj për “Vojvodinën vojvodinasve” ka publikuar një pllakat provokuese në të cilën në mënyrë ironizuese mbështesin masat e qeverisë së Serbisë për distancim social me Vojvodinën të ndarë nga pjesa tjetër e Serbisë, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

 Në një afishe të publikuar për distancën sociale ata kanë vendos Vojvodinën të ndarë nga Serbia me porosinë e qartë “Respektojmë masat e qeverisë – distanca”

 Kjo organizatë e njohur me vendosjen e afisheve ngjitëse  mbështet separatistë në Kataloni, sulmet ndaj Putinit por edhe kërkesën që Vojvodina të ndahet nga Serbia dhe të bëhet republikë, me këtë veprim ka nxitur shumë reagime edhe komente neë rrjetet sociale pas këtij publikimi.

Lidhur me këtë publikim ndër të parët që ka reaguar ishte Pavle Bihali nga Lëvizja “Levijatan”, që ashpër ka dënuar këtë pllakat dhe ka ftuar organet përgjegjëse për reagim edhe hapa konkret.

“Ëndrra e ëndërruar e Nenad Çanak, Marinike Çoban dhe shokëve të tyre narko-diler por edhe këtyre separatistëve të rinj anal të Vojvodinës së Re. Kjo është për burg, Vojvodina është Serbi, juve mbeturina e kuqe e fëlliqur, ju mbetet vetëm provokimi dhe doni këtë dikush hapur të ju a thotë” tha ai duke iu drejtuar kësaj organizate Bihali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat