“Ma jep pak kripën’: Minuta e çmuar që kapi Gjermania dhe arriti ta frenojë koronavirusin

Evropë

“Ma jep pak kripën’: Minuta e çmuar që kapi Gjermania dhe arriti ta frenojë koronavirusin

Më: 10 prill 2020 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Gjatë një dreke në janar në një kompani pjesësh këmbimi, një punëtor i kërkoi një kolegu që t'i kalonte kutinë e kripës. Bashkë me kripën në atë çast, ata dhanë e morën edhe koronavirusin e ri, konkluduan shkencëtarët atëherë.

Infektimi u dokumentua falë një kontrolli intensiv, pjesë e një historie të rrallë suksesi në luftën globale kundër virusit.

Kolegët e punëtorëve qenë fijet e para në atë që do të përbënte zinxhirin e parë të dokumentuar të transmetimeve të shumta nga njeriu tek njeri në një vend jashtë Azisë, të COVID-19, sëmundjës së shkaktuar nga koronavirusi.

Punëtorët ndodhen në Stockdorf, një qytet gjerman me 4,000 banorë afër Mynihut në Bavari dhe punojnë në furnizuesin me pjesë makinash, Webasto Group.

Kompania u vu nën një mikroskop global pasi u zbulua se një nga punonjësit e saj, një grua kineze, e infektuar nga virusi, e solli atë në në selinë e Webasto. Aty ua kaloi kolegëve - përfshirë, siç shkencëtarët do të mësonin, një person që drekonte në mensën me të cilën pacientja kineze nuk kishte asnjë kontakt.

Kjo “gjueti” e ndihmoi Gjermaninë të fitojë kohë të rëndësishme për të ndërtuar mbrojtjet e saj ndaj COVID-19.

Koha e fituar nga Gjermania mund të ketë shpëtuar jetë, thonë shkencëtarët. Përhapja e parë e COVID-19 e transmetuar në vend filloi më herët sesa Italia, por Gjermania ka pasur shumë më pak vdekje.

Transmetimi i parë lokal i zbuluar në Itali ishte në 21 shkurt. Në atë kohë Gjermania kishte filluar një fushatë informuese me anë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe kishte një strategji qeveritare për të trajtuar virusin i cili do të varej nga testimi i përhapur.

 Në Gjermani deri më tani, më shumë se 2,100 njerëz kanë vdekur nga COVID-19. Në Itali, me një popullsi më të vogël, totali tejkalon 17,600.

"Ne mësuam se duhet të gjurmojmë me përpikëri zinxhirët e infeksionit në mënyrë që t'i ndërprisnim ato," i tha Reuters Clemens Ëendtner, mjeku që trajtoi pacientët në Mynih.

Dr. Ëendtner u bashkua me disa nga shkencëtarët më të mëdhenj të Gjermanisë për ta trajtuar ëështjen me atë që u bë i njohur si "grupi i Mynihut" dhe që këshilluan qeverinë bavareze se si t’i përgjigjej epidemisë. Bavaria e para i hapi rrugën bllokimeve, që u zbatuan në mbarë vendin në 22 mars.

Shkencëtarët përfshirë këtu Shefin Mjekësor të Anglisë, Chris Ëhitty, e kanë vlerësuar testimin e hershëm dhe të gjerë të Gjermanisë për ngadalësimin e përhapjes së virusit. "‘ Ne të gjithë e dimë se Gjermania ka përparuar për sa i përket aftësisë së saj për të bërë testime për virusin dhe ka shumë për të mësuar nga kjo, " tha ai në TV në fillim të kësaj jave.

Christian Drosten, virologu kryesor në spitalin Charite të Berlinit, tha se Gjermania u ndihmua duke pasur një këshill që herët. "Sepse ne e kishim këtë “legjion” në Mynih që në fillim ...që na e bëri të qartë se me një punë të madhe mund ta pengonim përhapjen e virusit më tej," tha ai në radio NDR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat