Masa më të rrepta kundër COVID-19/ Miratohen rregullat për hyrjen në Gjermani

Evropë

Masa më të rrepta kundër COVID-19/ Miratohen rregullat për hyrjen në Gjermani

Më: 10 prill 2020 Në ora: 21:26
Gjermani

Gjatë ditës së sotme, në Gjermani kanë hyrë në fuqi rregulla më të rrepta të hyrjes në vend, për shkak të pandemisë COVID-19.  

Në Aeroportin e Frankfurtit mbi Main, policia federale i informoi që në mëngjes ata që erdhën. Ndër të tjera, gjermanët që kthehen nga vende të tjera duhet të kalojnë në një karantinë 14-ditore në shtëpi.  

Kjo vlen në rastin e qëndrimit disa ditë jashtë vendit dhe për çdo lloj hyrjeje – me makinë, tren, anije ose avion. Ekzistojnë përjashtime ndër të tjera për ata që udhëtojnë për punë, shoferët e distancave të gjata dhe për punonjësit e kujdesit shëndetësor.  

Në rast shkeljeje vihen gjoba nga 150 deri në 25.000 euro. Masat janë të vlefshme deri më 19 prill dhe janë rezultat i një vendimi të qeverisë federale. Sidoqoftë, ato zbatohen nga landet federale.  

Ndërkohë, në Gjermani, numri i personave të infektuar nga virusi Corona vazhdon të rritet. Deri tani, Institutit Robert Koch i janë raportuar 113.500 raste të sëmundjes Brenda një ditë kështu u shtuan 5.300 raste të reja.  

Kurba me të infektuarit në këtë mënyrë po rritet përsëri më fort. Nga e mërkura deri të enjten rritja ishte pak më shumë se 5000 raste në ditë, në dy ditët e mëparshme se kishte vetëm 4.000 infeksione të reja të njohura.  

Në këtë kontekst, shefi i Institutit Robert Koch Wieler foli dje për luhatje të natyrshme. Ai paralajmëroi që shifrat janë ende në një nivel të lartë. Prandaj nuk mund të flitet për shpengim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat