Vdekjet po shtohen, Suedia vazhdon me eksperimentin e masave anti-COVID-19

Evropë

Vdekjet po shtohen, Suedia vazhdon me eksperimentin e masave anti-COVID-19

Më: 11 prill 2020 Në ora: 07:12
Ilustrim

Suedia, për dallim nga pjesa tjetër e Evropës, po përballet me COVID-19, pa izolim të shkallës së gjerë.

Aty jeta po vazhdon në mënyrë pothujse normale. Këtë fillim pranvere, pamjet nga Suedia duken ndyshe nga ato të shumicës së vendeve tjera. Në kafene dhe bare, kafeja po servohet dhe tapat e birrave dëgjohen tek hapen.

Çdo mëngjes, fëmijet shkojnë në shkolla derisa palestrat dhe rrugët me dyqane përreth, nuk janë të zbrazura sikurse në vendet tjera të kontinentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat