Turqi, në 31 provinca orë policore gjatë gjithë fundjavës

Evropë

Turqi, në 31 provinca orë policore gjatë gjithë fundjavës

Më: 11 prill 2020 Në ora: 07:37
Ministria e Brendshme e Turqisë

Ministria e Brendshme e Turqisë sot njoftoi se në 31 provinca të Turqisë, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë, do të zbatohet orë policore gjatë gjithë fundjavës.

Këto janë masat e reja të Turqisë në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme turke, në 48 orët e ardhshme, duke filluar nga sonte, ndalohet lëvizja brenda 31 provincave turke.

Kjo ndalesë përfshin provincat: Adana, Ankara, Antalya, Aydın, Balıkesir, Bursa, Denizli, Diyarbakır, Erzurum, Eskişehir, Gaziantep, Hatay, Stamboll, Izmir, Kahramanmaraş, Kayseri, Kocaeli, Konya, Malatya, Manisa, Mardin, Muğla, Ordu, Sakarya, Samsun, Şanlıurfa, Tekirdağ, Trabzon, Van dhe Zonguldak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat