Bullgaria mbyll reaktorin bërthamor për mirëmbajtje

Evropë

Bullgaria mbyll reaktorin bërthamor për mirëmbajtje

Më: 11 prill 2020 Në ora: 13:06
Kozloduy

E vetmja uzinë bërthamore e Bullgarisë, Kozloduy, ka mbyllur një nga dy reaktorët e saj 1.000 megavat për mirëmbajtjen e planifikuar vjetore, njoftuan drejtuesit e saj të shtunën.

Sipas tyre, reaktori, Njësia 5, do të lidhet përsëri me rrjetin kombëtar në gjysmën e dytë të majit, pasi të karikohet, dhe pajisjet të riparohen dhe përmirësohen.

Njësia tjetër e prodhuar nga sovjetikët prej 1.000 megavat në uzinën mbi Danub vazhdonte të  punojë me kapacitet të plotë, tha operatori në një deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat