Nata katastrofike e 5-6 prillit në Greqi: Mijëra zogj shtegtarë vriten nga erërat e fuqishme

Evropë

Nata katastrofike e 5-6 prillit në Greqi: Mijëra zogj shtegtarë vriten nga erërat e fuqishme

Më: 11 prill 2020 Në ora: 14:01
Greqi

Erërat e forta këtë javë dhe temperaturat e ulëta në fillim të kësaj jave shkaktuan ngordhjen e mijëra zogjve shtegtarë përfshirë dallandyshet dhe dejkat alpine që kalonin nëpër Greqi gjatë rrugës së tyre nga Afrika për në Evropë, raportoi të enjten Agence-France Presse (AFP).

"Një fatkeqësi e madhe kjo," tha Maria Ganoti nga grupi i mbrojtjes së kafshëve të egra Anima për AFP.

“Nata e 5-6 prillit ishte katastrofike për zogjtë migrues për shkak të erërave të forta, temperaturave të ulëta dhe shiut në disa rajone. Erërat e vogla shtynë tufat e shpendëve nga Afrika e Veriut, në rrymat e ajrit nga veriu i Detit Egje dhe veçanërisht ishujt.

Për të shpëtuar, zogjtë e rraskapitur, kryesisht dallandyshe të vogla dhe dejka alpine, të cilat kapin insekte fluturuese për ushqim, u drejtuan për në territorin grek, "tha ajo agjensisë. Sipas AFP zogjtë e ngordhur kanë shkaktuar ndotje në Athinë, në disa ishuj në Egje dhe në Nafplio në Peloponez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat