Daçiq lajka Kinës, përhap rrenat e tyre: Korona virusi nuk e ka origjinën në Wuhan

Evropë

Daçiq lajka Kinës, përhap rrenat e tyre: Korona virusi nuk e ka origjinën në Wuhan

Më: 11 prill 2020 Në ora: 14:54
Ivica Daçiç

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Dacic, për herë të dytë përmend narracionin e shpikur nga zyrtarë të Kinës komuniste se korona virusi i ri nuk e ka origjinën në Wuhan. Këtë e kishte bërë pasi ishte kthyer nga vizita e tij në Kinë muajin e kaluar.

Dacic u kujdes të mos përmend se nga erdhi e as kush e shpiku por përmendi laborator e fuqi të mëdha, insinuata këto të bëra më herët nga kinezët drejt SHBA’ve.

Kina ka shtuar përpjekjet e saj për t’u shfajësuar e për t’u paraqitur si ‘shpëtimtari’ i botës gjatë pandemisë së Covid-19 me një fushatë propaganduese të madhe. Edhe pse është e pamohueshme tani dhe një rend sëmundjesh të reja buronin nga tregjet e tyre aspak sanitare, SARS i parë dhe ky i dyti tani.

Kina hoqi dorë nga akuzat e drejtpërdrejta të zyrtarëve të vet, siç ishte ajo më qesharakja e zëdhënësit të ministrisë së jashtme kineze, që kishte shkruar në rrjetin social Twitter, se ushtarët amerikanët e kishin sjellë virusin në Wuhan. Madje ambasadori i Kinës në Washington ishte distancuar nga kjo teori konspiracioni.

Por presioni i madh që Kina e ushtron ndaj partnerëve të vet në Azi e gjetiu mundëson që kjo propagandë të vazhdojë.

Dacic nuk përtoi sot t’i jap shtysë përsëri këtyre rrenave kur tha “mendoj se fuqitë e mëdha na kanë borxh para së OKB’ja dhe Këshilli i Sigurisë – nëse ky është virus biologjik apo laboratorik, a bëhet fjalë për luftë biologjike”, tha Dacic pasi sipas tij ekzistojnë teori të ndryshme. Ai shtoi se kinezët thonë se virusi nuk e ka origjinën në Wuhan.

Në dy raste të pavarura është testuar korona virusi i ri gjenetikisht dhe është gjetur në lakuriq, që studioheshin me të madh në Qendrën e Kontrollit e Parandalimit të Sëmundjeve të Kinës në Wuhan, disa qindra metra larg tregut famëkeq tani.

Kina është investitor i madh e ka ndikim në Serbi, madje shumë ndihma me pajisje dhe ilaçe ka sjellë atje gjatë krizës, si dhe një ekip ekspertësh. E partia komuniste kineze është e njohur që e shfrytëzon presionin deri në shantazh për interesave të veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat