Francë, trajtimi me hidroksilklorinë i suksesshëm te mbi 90 për qind e rasteve me COVID-19

Evropë

Francë, trajtimi me hidroksilklorinë i suksesshëm te mbi 90 për qind e rasteve me COVID-19

Më: 11 prill 2020 Në ora: 16:29
Francë

Ilaçi është zbatuar te 1.061 pacientë

Rreth 91,7 për qind e pacientëve te të cilët është zbatuar terapia me hidroksilklorinë në Francë janë shëruar me sukses, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, ilaçi është zbatuar për shërimin e 1.061 pacientëve pas studimit të kryer nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Mesdhetar të Infektologjisë në Marsej, Prof.Dr. Didier Raoult.

Gjithashtu theksohet se 91,7 për qind e pacientëve gjatë dhjetë ditëve janë shëruar plotësisht, ndërsa 0,5 për qind e pacientëve, të moshës nga 74 deri 95 vjeç, kanë vdekur.

Dr. Raoult më 9 prill bisedoi me presidentin e Francës Emmanuel Macron, pas së cilës me vendim të qeverisë u lejua zbatimi i shërimit të koronavirusit me hidroksilklorinë.

Pas kësaj, qeveria franceze ndaloi eksportin e hidroksilklorinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat