“Është e vetmja armë që kemi”, ministri italian i Shëndetësisë: Ja kur mund t’i rikthehemi normalitetit

Evropë

“Është e vetmja armë që kemi”, ministri italian i Shëndetësisë: Ja kur mund t’i rikthehemi normalitetit

Më: 11 prill 2020 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Ditët e fundit, shifrat në Itali japin shpresë se kurba e koronavirusit është në zbritje. Ministri i Shëndetësisë u shpreh sot se normaliteti do të kthehet kur të zbulohet një vaksinë.

“Ne jemi duke punuar për një reagim të sistemit për t’i rikthyer kompanitë dhe njerëzit për të jetuar plotësisht jetën e tyre. Ne do ta bëjmë atë kur bashkësia shkencore t’ia dorëzojë vaksinën botës, por ndërkohë duhet të qëndrojmë në gatishmëri. Deri sa të kemi një vaksinë, distancimi sociale është e vetmja armë që kemi”, tha Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat