Serbia në kulmin e pandemisë, edhe 275 raste të reja me Covid-19

Evropë

Serbia në kulmin e pandemisë, edhe 275 raste të reja me Covid-19

Më: 11 prill 2020 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Tre persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Serbi vetëm brenda 24 orëve të fundit, duke rritur numrin e viktimave në 74 në këtë vend, ndërsa janë shënuar edhe 275 raste të reja të të infektuarve me këtë virus.

Ky numër i sotëm i rasteve të regjistruara së fundmi, ka çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve me Covid-19, në këtë vend në 3 mijë e 380 raste.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zlatibor Loncar, përmes një konference për media, ku njoftoi për gjendjen e fundit të shkaktuar nga ky virus.

Loncar ka zbuluar se viktimat e fundit të koronavirusit janë një mashkull dhe dy femra, mosha mesatare e të cilëve ishte rreth 68 vjeç.

Deri më tani, në Republikën e Serbisë janë testuar gjithsej 16 mijë 399 persona që plotësuan kriteret e përcaktimit të çështjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat