Në mesin e 917 viktimave të fundit vdes edhe një 11-vjeçar me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar

Evropë

Në mesin e 917 viktimave të fundit vdes edhe një 11-vjeçar me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar

Më: 11 prill 2020 Në ora: 18:37

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar vazhdon të rritet dhe duket se ka të ngjarë të kalojë 10,000 në të Dielën e Pashkëve.

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 917 vdekje të reja të koronavirusit përfshirë edhe një 11-vjeçar, shkruan Sky News.Ndër kohë nuk dihet nëse 11-vjeçari vuante nga sëmundje të tjera që mund të kenë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.

Kjo sjell numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar në 9,875, sipas Departamentit të Shëndetësisë, duke bërë të mundur që numri i tyre të kalojë 10,000 të Dielën e Pashkëve.

Numri i viktimave të shkaktuara gjatë 24 orë ve të fundit ishte pak më e ulë t se ajo e njoftuar të premten ku u shënuan 980 viktima. Vetë m Anglia sot raportoi 823 vdekje të reja, me viktima të moshës nga 11 deri në 102-vjeç.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i vdekjeve në Angli tani është 9,875.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat