Danimarka lehtëson masat ndaj koronavirusit, javën e ardhshme rinis shkolla

Evropë

Danimarka lehtëson masat ndaj koronavirusit, javën e ardhshme rinis shkolla

Më: 11 prill 2020 Në ora: 19:32
Mette

Danimarka do të hapë shkollat dhe qendrat e kujdesit shëndetësor të mërkurën e ardhshme, si pjesë e planit të lehtësimit të masave kundër pandemisë së koronavirusit, duke qenë se numri i të prekurve me Covid-19 në vendin skandinav është stabilizuar.

Ndërkohë që masat shtrënguese për mbylljen e lokaleve, restoranteve, qendrave tregtare dhe ndalimi i grumbullimeve publike prej më shumë se 10 personash, do të qëndrojnë në fuqi dhe për të paktën 1 muaj.

Danimarka deri tani raporton mbi 5000 persona të prekur me koronavirus dhe një total prej 237 viktimash, ndërkohë që shifrat kanë regjistruar një stabilizim në ditët e fundit.

Kryeministrja Mette paralajmëroi se plani do të funksionojë vetëm nëse rregullat e mbylljes totale do të lirohen gradualisht.

“Është njësoj sikur të ecësh mbi një litar”, u shpreh ajo në një konferencë për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat