Kërkohet lirimi i Julian Assange, nga frika se ai mund të infektohet me Covid-19

Evropë

Kërkohet lirimi i Julian Assange, nga frika se ai mund të infektohet me Covid-19

Më: 12 prill 2020 Në ora: 09:05
Julian Assange

Partnerja e Julian Assange, Stella Moris, ka kërkuar që ai të lirohet nga dënimi me kusht për shkak të frikës se mund të infektohet me Covid-19.

Gruaja që gjithashtu tregoi se çifti i ka dy fëmijë – një trevjeçar dhe një njëvjeçar – tha se Assange ka pasur shëndet të dobët për muaj të tërë dhe se tash ekziston frika e vërtetë se koronavirusi është duke u përhapur në burgun “Belmarsh” të Londrës, ku ai është duke u mbajtur.

Assange është duke e pritur mbajtjen e një seance në gjykatë në lidhje me kërkesën e Shteteve të Bashkuara për ekstradimin e tij nga Britania e Madhe, shkruan “The Guardian”.

Miqtë e tij pretenduan se një i burgosur në atë burg ka vdekur dhe disa punëtorë kanë marrë pushim për shkak të dyshimeve se janë të infektuar me Covid-19.

Moris gjithashtu tha se Assange ndodhet në izolim për 23 orë në ditë dhe se të gjitha vizitat në burg janë ndërprerë.

Assange ka shtetësi australiane. Ai akuzohet nga Shtetet e Bashkuara se ka zbuluar dokumente që përmbanin sekrete shtetërore përmes publikimeve në faqen “WikiLeaks”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat