Këshilltari qeveritar: Britania mund të ketë më së shumti viktima të virusit në Evropë

Evropë

Këshilltari qeveritar: Britania mund të ketë më së shumti viktima të virusit në Evropë

Më: 12 prill 2020 Në ora: 15:39
Ilustrim

Këshilltari kryesor shkencor në qeverinë britanike, Jeremy Farrar, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mund ta ketë numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në Evropë.

Eksperti i pandemive, i cili është pjesë e Grupit Këshillues Shkencor për Emergjenca, tha se shifra prej gati 1,000 viktimave në ditë është në situatë të ngjashme me shtetet e tjera evropiane që janë prekur më së rëndi.

I pyetur se a mund të jetë Britania vendi më i prekur, Farrar për BBC-në tha: “Është e mundshme. Numrat në Mbretërinë e Bashkuar kanë vazhduar të rriten. Unë shpresoj se po i afrohemi zvogëlimit të numrave. Por po, Britania ka gjasa qartazi që të jetë një ndër vendet më të prekura, nëse jo vendi më i prekur në Evropë.”

Ai e mori Gjermaninë si shembull të një shteti me shkallë të ulët të vdekjeve, i cili shumë herët e ka filluar testimin e gjerë dhe që ka vazhduar ta bëjë këtë dhe i ka izoluar personat e prekur.

“Duke i izoluar ata që në teste kanë dalë pozitivë e ka pamundësuar infektimin e të tjerëve. Nga kjo pa dyshim që mund të merren mësime”, shtoi profesori Farrar.

Deri më tani, Britania e Madhe i ka regjistruar 9,875 viktima dhe 78,991 persona të infektuar me koronavirus, shkruan “The Guardian”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat