​Numri i të prekurve me koronavirus në Holandë kalon mbi 25.000

Evropë

​Numri i të prekurve me koronavirus në Holandë kalon mbi 25.000

Më: 12 prill 2020 Në ora: 18:27
Ilustrim

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Holandë ka tejkaluar 25.000, njoftuan sot shërbimet shëndetësore të vendit.

Numri i vdekjeve është rritur me 94 në 2.737, transmeton Reuters.

Instituti Kombëtar i Shëndetit holandez (RIVM) raportoi 1.188 infeksione të reja në 24 orët e fundit, gjithsej 25.587.

Një ndalim për grumbullimin është në fuqi dhe deri më 1 qershor, përveç funeraleve dhe ceremonive fetare, nuk ka kufizim në lëvizje, dhe qytetarëve u këshillohet të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk duhet të shkojnë për të punuar në dyqane.

Udhëtimet janë gjithashtu të lejuara, por jo në grupe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat