Rekord i numrit të rasteve me koronavirus në Rusi

Evropë

Rekord i numrit të rasteve me koronavirus në Rusi

Më: 13 prill 2020 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Rusia ka raportuar 2,558 raste të reja me koronavirus në 24 orë, përkatësisht norma më e lartë ditore e të diagnostikuarve me sëmundjen.

Vendi ka 18,328 raste dhe 148 vdekje nga virusi deri më tani. Përbrenda natës, janë raportuar me 18 vdekje në Rusi, shkruan Daily Mail.

Putin sot u tha zyrtarëve në një takim televiziv në video-konferencë për të marrë në konsideratë përdorimin e ushtrisë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës.

Moska, epiqendra e shpërthimit në Rusi, është nën izolim pas 10.158 rasteve dhe 72 vdekje janë raportuar vetëm në kryeqytetin rus.

Banorët e Moskës u lejohet vetëm të largohen nga shtëpitë e tyre për të shëtitur qentë, të heqin mbeturinat, të blejnë produkte ushqimore dhe barna në farmacitë e marketet më të afërta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat