​Austria zvogëlon numrin e trupave në misione në të gjithë botën

Evropë

​Austria zvogëlon numrin e trupave në misione në të gjithë botën

Më: 14 prill 2020 Në ora: 14:57
Ilustrim

Ushtria austriake do të zvogëlojë përkohësisht numrin e trupave të saj në misione ndërkombëtare.

Në marrëveshje me ushtritë e tjera evropiane që marrin pjesë në misionet paqeruajtëse dhe në marrëveshje me organizatat ndërkombëtare, ushtria austriake do të zvogëlojë përkohësisht numrin e trupave të saj në misione ndërkombëtare për shkak të gjendjes me koronavirus në vendet ku ndodhen operacionet ndërkombëtare.

Masa, siç shpjegohet në deklaratë, shërben për të siguruar furnizimin mjekësor të kontingjentit jashtë vendit dhe si një masë paraprake për ushtarët në mision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat