Borrell: Vendimi i Trump për OBSH i pajustifikueshëm, vetëm të bashkuar dalim nga kriza e Covid-19 - Bota Sot
Borrell: Vendimi i Trump për OBSH i pajustifikueshëm, vetëm të bashkuar dalim nga kriza e Covid-19

Evropë

Borrell: Vendimi i Trump për OBSH i pajustifikueshëm, vetëm të bashkuar dalim nga kriza e Covid-19

Më: 15 prill 2020 Në ora: 14:43
Josep Borrell

Diplomati më i lartë i BE Josep Borrell  shprehet i keqardhur për vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të bllokuar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit.

Përfaqësuesi i Lartë i bllokut për Punët e Jashtme, tha: "Nuk ka asnjë arsye që të justifikojë këtë veprim në një moment kur përpjekjet e tyre janë më të nevojshme see kurrë për të ndihmuar në kontrollin dhe zbutjen e pandemisë së koronavirusit. Vetëm duke bashkuar forcat ne mund ta kapërcejmë këtë krizë që nuk njeh kufij."

Më herët, Trump deklaroi se do të bllokojë fondet për OBSH-në pasi do të bëhet një rishikim. 

Ai tha se rishikimi do të mbulojë rolin e OBSH-së në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat