EMA: Duhet një vit që vaksina kundër COVID-19 të jetë gati për përdorim të gjerë

Evropë

EMA: Duhet një vit që vaksina kundër COVID-19 të jetë gati për përdorim të gjerë

Më: 16 prill 2020 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Enti rregullator i ilaçeve i Bashkimit Evropian vlerësoi se mund të kalojë një vit para se të vihet në dispozicion një vaksinë kundër koronavirus për përdorim të gjerë, raporton “The Guardian”.

“Agjencia Europiane e Barnave, EMA, vlerëson se mund të duhet një vit para se një vaksinë kundër COVID-19 të jetë gati për aprovim dhe e disponueshme në sasi të mjaftueshme për të mundësuar përdorim të gjerë dhe të sigurt”, raportoi ekzekutivi i BE-së në një dokument strategjik të botuar sot.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pohoi se një vaksinë mund të dalë në treg para vjeshtës, pas një takimi me drejtuesit e kompanisë gjermane CureVac, një nga shumë organizata, të cilat po punojnë për një vaksinë.

BE tashmë ka premtuar më shumë para për hulumtimin e vaksinave, si edhe shpejtimin e hapave të zakonshëm rregullatorë, siç janë provat klinike dhe autorizimet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat