​Në Turqi, mësimi edhe gjatë verës – shkurtohen pushimet

Evropë

​Në Turqi, mësimi edhe gjatë verës – shkurtohen pushimet

Më: 16 prill 2020 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Si një nga masat parandaluese në luftën kundër koronavirusit, shkollat në Turqi janë të mbyllura dhe nxënësit mësojnë në internet, por sipas vendimeve të fundit të autoriteteve, mësimet do të organizohen gjatë pushimeve, pasi këto të fundit do të shkurtohen.

Me miratimin e projektligjeve për ndryshimin e ligjeve individuale dhe artikujve për arsimin e lartë në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit turk, arsimi do të organizohet gjatë pushimit të verës për shkollat fillore dhe të mesme, të cilat tani janë mbyllur si pjesë e masave për përhapjen e koronavirusit, thuhet në deklaratën e Parlamentit.

Mësimdhënësve do t'u kërkohet të marrin pjesë në punën e institucioneve arsimore, dhe programet e mësimit elektronik do të zbatohen gjatë verës për një periudhë dyjavore deri në një muaj, transmeton gazeta ‘Haberler’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat