Italia përgatitet për fazën e dytë të hapjes, ja masat e reja për bizneset dhe lëvizjen e njerëzve

Evropë

Italia përgatitet për fazën e dytë të hapjes, ja masat e reja për bizneset dhe lëvizjen e njerëzve

Më: 17 prill 2020 Në ora: 12:53
Ilustrim

Pas thuajse 2 muajsh në izolim, Italia po përgatitet për fazën e dytë të hapjes. Në fazën e dytë të pandemisë së koronavirusit, ndalimi i grumbullimeve dhe takimeve do të vazhdojë të jetë në forcë, edhe nëse janë pak njerëz duhet të respektojnë patjetër masën e distancimit fizik.

Në vazhdën e masave mbrojtëse, të gjithë të rinjtë do të ndalohen për t’u grumbulluar në grupe të mëdha, për të siguruar jetën e të moshuarve që janë më të rrezikuar nga koronavirusi. Nga ana tjetër të moshuarit mbi 70 vjeç dhe ata në 18 vjeç do të kenë kufizime në lëvizjen në qytete.

Pas datës 25 prill shumë kompani, si ato që kanë lidhje me modën, makinat dhe ndërtimin, mund të shohin dritën jeshile. Qeveria ka përgatitur një listë aktivitetesh dhe e ka ndarë sektorin e prodhimit në tre ngjyra: jeshile (me rrezik të ulët), të verdhë (rrezik mesatar) dhe të kuqe (rrezik të lartë). Në listën e aktiviteteve me ngjyrë jeshile përfshihen agrikultura, peshkimi, nxjerrja e mineraleve, kompanitë e ndërtimit, të gjithë sektorët e industrisë përpunuese, prodhimit të filmave, kompanitë e pasurive të paluajtshme, agjencitë e udhëtimit dhe libraritë.

Në ngjyrën e verdhë është përfshirë sektori i hotelerisë dhe sportit, ku bëjnë pjesë baret, restorantet dhe palestrat, që kanë mbyllur dyert për publikun. Në të njëjtin nivel kritik përfshihen shkollat dhe mjetet e transportit. Ndërsa në aktivitetet me ngjyrë të kuqe, që përbëjnë rrezik të lartë, është përfshirë transporti ajror.

Në ditët në vijim kryeministri Giuseppe Conte do të nënshkruajë dhe botojë një dekret të ri, i cili do të shpjegojë më tej vendimet e marra për hapjen e kompanive, si dhe datat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat