Koronavirusi, Polonia mund të mbajë zgjedhje të sigurta vetëm pas 2 vjetësh, thotë ministri

Evropë

Koronavirusi, Polonia mund të mbajë zgjedhje të sigurta vetëm pas 2 vjetësh, thotë ministri

Më: 17 prill 2020 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Ministri polak i Shëndetësisë Lukasz Szumowski tha të premten se koha më e afërt për të zhvilluar zgjedhje të sigurta sipas mënyrës tradicionale mund të jetë brenda dy vjetëve të ardhshme.

Szumowski tha se e vetmja rrugë e sigurt është votimi nëpërmjet postës.

Polonia ka të planifikuara zgjedhjet presidenciale në muajin maj dhe nacionalistët në pushtet të Ligj dhe Drejtëi (PiS) mbështesin votimin me postë.

Sipas ministrit populli polak do të luftojë me pasojat e pandemisë për 1 apo dy vjet.

Deri më tani në botë janë konfirmuar 2,228,784 raste me covid-19. Ndërkohë në Poloni numri i të prekurve sipas worldometers.info është 8,379 derisa jetën e kanë humbur 332 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat