Marseille me veprim brilant, pret viktima të dhunës në familje gjatë koronavirusit

Evropë

Marseille me veprim brilant, pret viktima të dhunës në familje gjatë koronavirusit

Më: 19 prill 2020 Në ora: 17:16
Ilustrim

Për qindra iniciativa që bota e futbollit ka promovuar kudo për të dhënë kontributin e saj në urgjencën shëndetësore, sot i shtohet një tjetër pak më ndryshe në objektivat e Olympique Marseille.

Klubi francez ka vendosur të hapë qendrën e trajnimit ‘Commanderie’ për gratë viktima të dhunës në familje, të cilat po rriten në mënyrë dramatike për shkak të bashkëjetesës së detyruar të lidhur me urgjencën pandemike.

Rreth 20 gra, disa me fëmijë – kanë njoftuar klubin dhe prefekturën lokale në një deklaratë të përbashkët – tashmë kanë arritur të gjejnë strehim në strukturë, e cila ka 46 dhoma dhe për këtë arsye mund të strehojë pothuajse 100 njerëz.

OM tashmë kishte vënë në dispozicion të autoriteteve stadiumin ‘Velodrome’ dhe qendrën e tij të trajnimit për çdo nevojë emergjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat