Rritje e numrit të infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi në Gjermani

Evropë

Rritje e numrit të infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi në Gjermani

Më: 22 prill 2020 Në ora: 08:14
Gjermani

Gjermania ka shënuar rritje të numrit të infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi.

Gjermania ka regjistruar 2.237 teste të reja pozitive gjatë ditës së kaluar, treguan numrat zyrtarë të mërkurën, raporton Bbc.

Numri i përgjithshëm zyrtar i rasteve me koronavirus tani është 145.694, megjithëse rreth dy të tretat e tyre tashmë janë rikuperuar.

Rritja ditore shënon një ditë të dytë radhazi të infeksioneve të reja.

Në fillim të kësaj jave, vendi lehtësoi disa nga masat e tij të bllokimit, duke lejuar që dyqanet më të vogla të hapeshin dhe disa klasa shkollore të rinisnin.

Numri i vdekjeve të raportuara u rrit me 281 në 4,879.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat