Londër/ Ka mungesë të infermierëve, boshatiset spitali me 4000 shtretër për pacientët me koronavirus

Evropë

Londër/ Ka mungesë të infermierëve, boshatiset spitali me 4000 shtretër për pacientët me koronavirus

Më: 22 prill 2020 Në ora: 08:36
Spitali me 4000 shtretër për pacientët me koronavirus

Pacientët që ishin vendosur në spitalin e ri me 4000 shtretër në Londër, janë duke u larguar nga aty pasi ka mungesë të infermierëve.

Spitali që u hap më 7 prill në Qendrën ExCel pikërisht për pacientët me Covid-19, thuhet se nuk ka qenë në gjendje që të pranojë rreth 50 pacientë të tjerë.

30 nga këta pacientë ishin transferime nga spitalet e tjera të Londrës, të cilët nuk mund të shkonin më para për shkak të mungesës së stafit infermier, raporton The Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat