18 milionë euro pasuri/ Palestra, furra buke, lojëra fati- Goditet klani i rrezikshëm mafioz në Itali

Evropë

18 milionë euro pasuri/ Palestra, furra buke, lojëra fati- Goditet klani i rrezikshëm mafioz në Itali

Më: 22 prill 2020 Në ora: 10:19
Ilustrim

Është goditur një ndër klanet më të rrezikshme mafioze në Itali, të cilit i janë sekuestruar miliona euro pasuri kriminale.

Nisur nga çfarë raportohet në media, mega operacioni “Apogeo”, i zhvilluar mëngjesin e sotëm,  ka çuar në sekuestrimin e pasurisë së klanit mafioz “Spada”, që vepronte në bregdetin roman Ostia.

Guardia di Finanza me urdhër të Prokurorisë së Romës dhe pas hetimeve të kryera nga Drejtoria e Antimafias ka vënë nën sekuestro pasurinë e klanit “Spada” me vlerë 18 milionë euro e fshehur në kompani e biznese nën emra fallco apo nën identitetetin e personave e familjarëve të tretë të lidhur me anëtarët e këtij klani.

Janë sekuestruar 10 shoqëri biznesi, 2 kompani e 6 klube sportive e kulturore si dhe menaxhimi në disa bare, lojëra fati, pika karburanti, furra buke, palestra, shkolla baleti, sallone automjetesh e firma ndërtimi. Nën sekuestro është vënë dhe palestra në Ostia, ku më nëntor të 2017-s bosi mafioz Roberto Spada dhunoi dhe kërcënoi një ekip gazetarësh e operatorësh të RAI.

Klanit “Spada” iu konfiskuan dhe 2 vila në komunat Ostia e Ardea të Romës si dhe 13 automjete e llogari bankare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat