Rritet numri i vdekjeve/ Suedia konfirmon mbi 2 000 viktima nga COVID-19

Evropë

Rritet numri i vdekjeve/ Suedia konfirmon mbi 2 000 viktima nga COVID-19

Më: 23 prill 2020 Në ora: 18:02
Suedi

Ditën e sotme, autoritetet shëndetësore suedeze njoftuan vdekjen e 84 personave të tjerë të infektuar me COVID-19, duke e rritur numrin zyrtar të viktimave nga epidemia në mbi 2 000.

Mbretëria me 10,3 milionë banorë, e cila ka ndërmarrë masa më elastike se shumica e vendeve europiane për frenimin e përparimit të virusit, tani numëron 16 755 infektimi dhe 2 021 vdekje, një vdekshmëri dukshëm më e lartë nga sa vërehet te fqinjët e saj veriorë.

“Numri i personave të infektuar është ende i lartë, tani nuk është koha për të qetësuar masat paraprake,” tha Anders Wallensten, epidemiolog në Agjencinë e Shëndetit, në një konferencë për shtyp.

Në Suedi, ndryshe nga vendet e tjera evropiane, kontrollimi i popullatës nuk është i domosdoshëm për të frenuar epideminë.

Të vetmet kufizime kryesore janë tubimet e më shumë se 50 personave, si edhe vizitat në azilet e pleqve.

Për pjesën tjetër, qeveria u bëri thirrje qytetarëve, duke u kërkuar të gjithëve që të marrin përgjegjësinë e tyre dhe të ndjekin rekomandimet e shëndetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat