24 orët e fundit me COVID-19 në Gjermani: 2337 infeksione dhe 227 vdekje të reja

Evropë

24 orët e fundit me COVID-19 në Gjermani: 2337 infeksione dhe 227 vdekje të reja

Më: 24 prill 2020 Në ora: 11:22
Ilustrim

Gjermania ka publikuar statistikat e 24 orëve të fundit të infeksioneve dhe vdekjeve të reja nga COVID-19.

Rastet e konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rritën për 2.337 infeksione të reja në 150,383, të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive treguan të premten, raporton Reuters.

Shifrat konfirmojnë një ngadalësim të lehtë pas tre ditësh të infeksioneve të reja që përshpejtohen.

Të enjten rastet e konfirmuara të koronavirusit ishin rritur 2.352.

Numri i vdekjeve të raportuara u rrit sot për 227 në 5.321, transmeton lajmi.net.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani duhet të bjerë në disa qindra në ditë për të mundësuar lehtësimin e mëtejshëm të masave të bllokimit, tha Instituti Robert Koch.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat