Për të dalë nga shtëpia, spanjollët shëtisin pula, peshq dhe qen plastikë

Evropë

Për të dalë nga shtëpia, spanjollët shëtisin pula, peshq dhe qen plastikë

Më: 25 prill 2020 Në ora: 09:36
Spanjë

Rregullat strikte të izolimit në Spanjë i lejojnë banorët të dalin nga shtëpia vetëm për të shëtitur kafshët shtëpiake. Por çfarë është një kafshë shtëpiake?

Të premten, Policia Kombëtare Spanjolle postoi në Twitter foton e një burri që u gjobit sepse kishte dalë për të shëtitur peshkun në Logroño, në veri të Spanjës. Ai u penalizua sepse shkeli urdhrat qeveritare për t’u izoluar në shtëpi.

Sidoqoftë, s’është i vetëm në misionin e tij.

Më 25 mars, një burrë që po shëtiste një pulë u akuzua se kishte shkelur rregullat e vendosura nga Garda Civile Spanjolle në Lanzarote.

Më 16 mars, u publikua videoja e një burri që përballet me policinë sepse po shëtiste një qen lodër.

Policia i nxiti njerëzit të mos përpiqen të mashtrojnë në këtë mënyrë.

Në të njëjtën ditë, në Murcia, policia ndaloi një shtetas të paidentifikuar që po shëtiste i vetëm veshur si Tiranosaur Rex.

 

 

Në fillim të javës, Parlamenti Spanjoll zgjati periudhën e izolimit deri më 9 maj. Spanja është goditur rëndë nga koronavirusi dhe ka regjistruar më shumë se 20 mijë të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat