Nataliteti në Malin e Zi: Më shumë vdekje se sa lindje

Evropë

Nataliteti në Malin e Zi: Më shumë vdekje se sa lindje

Nga: F. B. Më: 25 prill 2020 Në ora: 09:54
Ilustrim

Në Malin e Zi vitin që shkoi pati shtim pozitiv të popullsisë, mirëpo në 16 komuna është regjistruar numër më i madh i personave të vdekur sesa atyre të lindur shkruan në raportin e “Monstat” rreth rrjedhës natyrore të banorëve, njofton “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas këtij raporti në virin 2019 është regjistruar shtim pozitiv i popullsisë në Malin e Zi për 628 persona, që përbën numrin më të ultë prej vitit 2015. Shtim pozitiv i popullësisë është regjistruar në 8 komuna, ndërkohë që negativ madhe në 16 komuna.

Shtimi më i madh është shënuar në Podgoricë për 874, pastaj vjen Budva me 227 dhe  Rozhaja me 128 persona, ndërkohë Plava ka shtimin më negativ të popullsisë ku ka pasur 242 persona më shumë të vdekur se sa lindje.

Po ashtu njoftohet se komplet regjioni verior ka shënuar shtim negativ të popullsisë përkatësisht më shumë vdekje se lindje në raport me regjionet tjera në Malin e ZI.

Në gjithë vendin në vitin që shkoi (2019) kanë lindur 7 mijë e 223 foshnje prej tyre të gjinisë mashkullore 3 mijë e 777 apo 52%, ndërsa femërore 2 mijë e 446 apo 48%.

“Në vitin e njëjtë (2019) në gjthë vendin kanë vdekur 6 mijë e 595 persona, prej tyre #mijë e 486 meshkuj dhe 3 mijë e 109 femra”, nëse shikohet në regjione më së shumti lindje (3.747) dhe vdekje (2.921) kishte në regjionin e mesëm. Në regjionin veri të vdekur kishte 2.067 dhe lindje 1.566, ndërsa në regjionin bregdetar pati 1.910 lindje dhe 1.607 vdekje.

“Në regjionin e mesëm dhe atë bregdetar shtimi pozitiv ishte rreth 826 persona përkatësisht 303, ndërsa në regjionin veri shtim negativ për -501” , thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat