Binjaket vdesin nga koronavirusi, përlot motra e tyre: Gjithmonë thonin se do iknin bashkë! - Bota Sot
Binjaket vdesin nga koronavirusi, përlot motra e tyre: Gjithmonë thonin se do iknin bashkë!

Evropë

Binjaket vdesin nga koronavirusi, përlot motra e tyre: Gjithmonë thonin se do iknin bashkë!

Më: 25 prill 2020 Në ora: 12:39
Katy dhe Emma Davis

Binjake identike, vdekje identike! Katy dhe Emma Davis, 37 vjeçare, vdiqën për shkak të COVID-19 vetëm me tri ditë diferencë në Anglinë jugore.

“Ato gjithmonë kanë thënë se kanë ardhur në këtë botë së bashku dhe do të iknin nga kjo botë së bashku gjithashtu.”, tha e motra e tyre, Zoe.

Të dyja jetuan bashkë dhe vuajtën bashkë për shkak të problemeve shëndetësore.

Motrat punonin si infermierë.

“Gjithçka që ata donin ishte që të ndihmonin njerëzit e tjerë. Që kur ishin të vogla ato hqeshin si doktoresha dhe infermiere, që kujdeseshin për kukullat e tyre. Dhanë gjithçka për pacientët e tyre. Ishin të jashtëzakonshme”, vazhdoi ajo.

Binjaket punonin në spitalin e fëmijëve në Southampton.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat