Koronavirusi/ Cila është receta e ‘mrekullisë letoneze’?

Evropë

Koronavirusi/ Cila është receta e ‘mrekullisë letoneze’?

Më: 26 prill 2020 Në ora: 13:30
Letoni

Të dhënat flasin qartë: 812 raste pozitive, 12 të vdekur, 267 të shëruar. Cila është receta e mrekullisë që i lejoi Letonisë të kufizonte pandeminë, ndërsa vendi nuk është ndalur?

Kryeministri letonez, Arturs Krisjanis Karins e shpjegoi për ‘Daily Telegraph’ në një intervistë në Zoom: “Qasja jonë ishte: testim, identifikim i personave pozitiv dhe izolim i tyre”.

Synimi ishte që të gjendej një ‘ekuilibër mes nevojës për të mbajtur njerëzit të shëndetshëm dhe përpjekjes për të mos dëmtuar ekonominë në mënyrë të pariparueshme’, shpjegon ai.

Rasti i parë

Në Letoni, rasti i parë me Covid-19 u regjistrua më 2 mars dhe 11 ditë më vonë, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme duke ndaluar tubimet e më shumë se 200 njerëzve, duke mbyllur shkollat, kinematë dhe teatrot, por mbi të gjitha duke u fokusuar te mbrojtja që do të ofrohej, kryesisht te mjekët dhe infermierët. Megjithatë nuk ka pasur ndryshime për dyqanet, të cilat janë ende të mbyllura gjatë fundjavave, dhe për fabrikat.

“Ne kemi ndjekur udhëzimet e epidemiologëve me përpikmëri që nga fillimi,” thotë kryeministri, që më 29 mars prezantoi distancimin social: dy metra distancë mes njerëzve si dhe mundësinë që të shohim njëri-tjetrin duke dalë jashtë nga dy ose brenda njësisë familjare. “Unë vetë kalova dhjetë ditë në izolim sepse pas një takimi të koalicionit, doli që një deputet ishte i infektuar. Kështu që qeveria punoi në internet”.

Të dhënat

Sot vlerësohet se 2 përqind e popullsisë është testuar në republikën baltike. Të premten, më 24 prill u njoftua vdekja e 12-të. “Është sikur të kishin vdekur më pak se 400 njerëz në Britaninë e Madhe. Kjo është situata jonë. Megjithatë ka pak për të festuar,” tha Karins.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat