Ministri gjerman dëshiron të mbrojë me ligj të drejtën e punës nga shtëpia edhe pas pandemisë

Evropë

Ministri gjerman dëshiron të mbrojë me ligj të drejtën e punës nga shtëpia edhe pas pandemisë

Nga: F. B. Më: 27 prill 2020 Në ora: 10:11
Gjermani

Ministri gjerman i punës  Hubertus Hajl ka deklaruar se synon që të propozoj ligj me të cilin do të mbrohet e drejta për punë nga shtëpia edhe pas përfundimit të pandemisë së virusit Corona, nëse ka kushte teknike ka njoftuar “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

"Mundësi që të punoj nga shtëpia duhet të ketë secili që dëshiron dhe që ia lejon puna edhe pas përfundimit të pandemisë se virusit. Dëshirojmë që të mundësojmë punë nga shtëpia në masën më të madhe ,por jo me forcë” ka thënë Hajl për gazetën gjermane Bild.

Ai ka shtuar se njerëzit do të kenë mundësi të zgjedhin të punojnë nga shtëpia përherë apo vetëm një apo dy herë në javë.

Hajl  ka nënvizuar se në vjeshtë do të tentoj të shtyjë në veprim miratimin e këtij ligji.

Ai ka theksuar se vlerësimet e para tregojnë se numri  i të punësuarve në Gjermani që punojnë nga shtëpia është rritur nga 12 në 15 për qind gjatë kësaj periudhe të krizës së nxitur nga pandemia e virusit Corona në rreth 8 milionë njerëz.

Partia social-demokrate që është në pushtet (SPD), ku Hajl  është anëtar është angazhuar qysh në dhjetor shumë përpara shfaqjes së virusit Corona në vendosjen e të drejtës për punë nga shtëpia.

Por, ky propozim është hedhur poshtë nga Konfederata e shoqatave të punëdhënësve gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat