Ndihmë për luftimin e COVID-19, Turqia dërgon pajisje mjekësore në SHBA

Evropë

Ndihmë për luftimin e COVID-19, Turqia dërgon pajisje mjekësore në SHBA

Më: 28 prill 2020 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Turqia ka shpërndarë pajisje mbrojtëse personale për të mbështetur Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa vazhdon të luftojë me shpërthimin e koronavirusit.

Një fluturim ushtarak turk që transportonte pajisjet mjekësore u ngrit nga një bazë ajrore pranë kryeqytetit Ankara të Martën, njoftoi Agjensia shtetërore e Anadolu.

Ishte planifikuar të zbriste në bazën e Forcave Ajrore Andrews afër Uashingtonit më vonë gjatë ditës.

Një zyrtar i lartë tha se Turqia po dhuron 500,000 maska kirurgjikale, 4,000 pantallona të gjera, 2,000 litra dezinfektues, 1,500 syze, 400 maska N-95 dhe 500 mburoja për fytyrën.

Turqia ka dërguar ndihmë të ngjashme pajisjesh mjekësore në një total prej 55 vendeve, përfshirë Kosovën, Britaninë, Italinë dhe Spanjën, në një përpjekje të dukshme për të përmirësuar gjendjen e saj globale duke e pozicionuar veten si një ofrues të ndihmës humanitare në kohë krize.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat