​Mbi 200 mijë të prekur me koronavirus në Itali

Evropë

​Mbi 200 mijë të prekur me koronavirus në Itali

Më: 28 prill 2020 Në ora: 20:10
Foto

Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus në Itali ka tejkaluar 200.000, thanë sot zyrtarët italianë.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 2,091 raste të reja dhe numri i të sëmurëve është rritur në 201.505.

Numri i rasteve dhe vdekjeve të sotme është më i lartë krahasuar me dje, me 333 vdekje dhe 1739 infeksione të reja, por që paraqet një rënie të lehtë me periudhën para dy javësh.

Në fund të marsit, numri i përditshëm i të rasteve të reja ndryshonte nga 5,000 në 6,000, në mes 4,000 dhe 4,800 në fillim të prillit. Në mesin e prillit, numri i përditshëm i rasteve të reja ngadalë filloi të binte nën 4,000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat