Bien shifrat në Holandë/ Konfirmohen 98 viktima

Evropë

Bien shifrat në Holandë/ Konfirmohen 98 viktima

Më: 1 maj 2020 Në ora: 21:13
Holandë

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Holandë është rritur në 39,791 pasi autoritetet shëndetësore thanë të premten se janë regjistruar 475 të infektuar dhe 98 vdekje të reja në 24 orë.

Instituti Holandez për Shëndet Publik dhe Mjedis (RIVM), në azhurnimin e tij të përditshëm  tha se numri i të vdekurve në vend është 4,893, raporton Reuters.

RIVM paralajmëroi se raporton vetëm raste të konfirmuara dhe numrat faktikë janë më të lartë.

Numri i pranimeve të reja në spital që raportohen çdo ditë është në rënie. E njëjta vlen edhe për numrin e vdekjeve të raportuara.

Vendi do të rihapë shkollat fillore më 11 maj, me shkollat e mesme të planifikuara të rihapen muajin pasardhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat