Steinmeier: Arti dhe kultura janë ushqim

Evropë

Steinmeier: Arti dhe kultura janë ushqim

Më: 2 maj 2020 Në ora: 06:54
Presidenti i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier t

Presidenti i Gjermanisë tha se kërcënohet ekzistenca e shumë artistëve. Koncertin për Evropën e luajti vetëm një pjesë e Berliner Philharmoniker përpara një salle të zbrazët të Filarmonisë së Berlinit.

Presidenti i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier theksoi rëndësinë e artit dhe kulturës edhe në kohë krize. Në një kuptim shumë të mirëfilltë, ato janë ushqim, tha Steinmeieri me rastin e një koncerti për Evropën të Berliner Philharmoniker. Ekzistenca e shumë artistëve aktualisht kërcënohet dhe ai shpreson se do të ketë ndihmë për ta.

Më tej, Presidenti i Gjermanisë Steinmeier bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar. Vetëm me mbështetje të ndërsjellë mund të kapërcehen vështirësitë e krizës Corona, tha ai. Për të qenë në gjendje të që të zbatonte të gjitha rregullat e ruajtjes së distancës, koncertin për Evropën e luajti vetëm një pjesë e orkestrës përpara një salle të zbrazët të Filarmonisë së Berlinit. Koncerti u transmetua drejtpërdrejt në kanalin e parë televiziv gjerman ARD dhe në internet./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat